Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se nga data 20 gusht do të vazhdojë realizimi i testeve rapide për Covid-19.
Qytetarët do të mund të testohen në Qendrën e Mjekësisë Familjare Nr.7, në Emshir.
“Komuna e Prishtinës do të vazhdojë me realizimin e testeve rapide për Covid – 19, nga data 20 gusht 2021, në Qendrën e Mjekësisë Familjare Nr. 7, në Emshir.
Orari i punës do të jetë 7 ditë në javë, nga ora 08:00 – 15:30”, thuhet në njoftimin e komunës.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM PËR TESTIME RAPIDE PËR COVID -19!
Të dashur qytetarë,
Komuna e Prishtinës do të vazhdojë me realizimin e testeve rapide për Covid – 19, nga data 20 gusht 2021, në Qendrën e Mjekësisë Familjare Nr. 7, në Emshir.
Orari i punës do të jetë 7 ditë në javë, nga ora 08:00 – 15:30.
Njëkohësisht ju bëjmë thirrje për vaksinim dhe për respektimin e masave mbrojtëse nga sëmundja Covid – 19.