Nga 20 shtatori hyn në fuqi Ligji për Rregullat e Trafikut Rrugor

Prishtinë | 13 Sht 2016 | 13:57 | Nga

Ministria e Infrastrukturës bën të ditur se nga 20 shtatori i këtij viti do të hyjë në fuqi Ligji Nr. 05/L-088 për rregullat e Trafikut rrugor.

Qëllimi i këtij ligjit, sipas Ministrisë së Infrastrukturës, është rritja e sigurisë në trafikun rrugor, zhvillimi i rrjedhjes normale të trafikut dhe mbrojtja e ambientit.

“Me këtë ligj janë përcaktuar rregullat e reja për shoferë, këmbësorë dhe për pjesëmarrësit tjerë në trafik, sistemi i pikëve negative, marrja e përkohshme përkatësisht anulimi i patentë shoferit, përdorimi i rripit të sigurisë sipas standardeve të Direktivave Evropiane, Kontrollimi mobil i rregullsisë teknike të automjetit, mbrojtja e ambientit etj”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme