Nga 99-ta në Kosovë u shkatërruan afër 90 mijë mjete shpërthyese, 15.5 km në rrezik

Prishtinë | 04 Pri 2019 | 17:05 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Afër 90 mijë mjete shpërthyese janë zbuluar dhe shkatërruar nga viti 1999 në Kosovë.

Kjo u bë e ditur gjatë të enjtes nga Qendra Koordinuese për Deminim, e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes, ku u shënua Dita Ndërkombëtare e Deminimit. Me këtë rast u prezantua edhe Plani Strategjik i Deminimit për vitet 2019-2024, raporton Ekonomia Online.

Drejtor i Qendrës Koordinuese për Deminim, Ahmet Sallova, tha se në tetor të vitit 2018, Kosova ka 15.5 km zona të rrezikshme me bomba kashtore.

“Strategjia fillon me një pasqyrim të sfondit shtrirjes dhe ndikimit të problemit të mbetur të minave dhe mjeteve eksplozive të luftës në Kosovë. Strategjia pastaj paraqet një analizë të rrezikut përpara se të elaborojë veprimin ndaj minave. Në tetor të vitit 2018 zona të mbetura të rrezikshme me bomba kasetore në Kosovë janë me një sipërfaqe prej 15.5 km, ndërsa zona të minuara më mina tokësore janë me sipërfaqe prej 1.3km2 si dhe zonat e përziera me një sipërfaqe prej 425 000 m2. Që nga viti 1999 janë zbuluar dhe shkatërruar në total 23712 mina AP, 6113 mina AT, 21348 bomba kasetore dhe 38631 mjete të tjera eksplozive”, u shpreh Sallova, raporton EO.

Sipas kësaj qendre, plani strategjik i veprimit ndaj minave paraqet orientimin strategjik për programin e veprimit ndaj minave dhe mjeteve të tjera eksplozive në republikën e Kosovës për periudhën 2019-2024.

Ky plan zëvendëson planin afatmesëm strategjik të Kosovës për programin e veprimit ndaj minave 2015-2018.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Agim Çeku, tha se FSK-ja është institucioni më i besueshëm dhe fusha e deminimit është një nga operacionet që i bën ata të mburren më së shumti.

“Ne çështjen e deminimit e vlerësojmë si çështje shumë të rëndësishme dhe jam i  nderuar që jam këtu që në radhë të parë të iu falënderoj për punën që jeni arritur në rezultatet e deniminumit të fushave në Kosovë. Nuk ka punë më fisnike se mbrojtja e jetës së gjithë qytetarëve sot po prezantojmë këtë plan dje nuk ka mënyrë më të mirë se si ta shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Vetëdijesimit të rrezikut nga minat. FSK është institucioni më i besueshëm në Kosovë dhe shumë faktorë kanë kontribuar në këtë rezultat dhe njëra nga operacionet që mburremi shumë është pikërisht deminimi”, tha Çeku.

Ceku shtoi se qytetarët ende ballafaqohen me raste të fushave të minuara dhe se pjesëtarët e dominimit gati çdo ditë marrin thirrje për raste rreziku nga minat.

“Që 20 vite jetojmë në paqe dhe të gjithë nuk ballafaqohen me rrezik për jetën ata që ballafaqohen me rrezik për jetën janë pjesëtarët e deminimit. Fatkeqësisht kjo nuk ndodh tek ne, fushat e minuara janë pasojë e çdo konflikti të armatosur por ne iu kemi qasë kësaj çështje me seriozitetin më të madh. Edhe sot nuk ka ditë që nuk kemi thirrje për vende që janë të minuara”, pohoi ai.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/384287478831824/

Të ngjashme