Nga AAK deklarohen se a do t’ia bëjnë kuorumin Vjosa Osmanit për t’u bërë presidente?

Prishtinë | 27 Shk 2021 | 11:51 | Nga Ekonomia Online

Në marrëveshjen parazgjedhore të arritur mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit janë dakorduar që kjo e fundit të kandidojë për Presidente të vendit.

Por edhe një subjekt tjetër politik po ashtu ka bërë publike kandidaturën e tyre për këtë post.

Disa muaj më parë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës zyrtarizoi kandidaturën e Ramush Haradinaj si kandidat për President të Kosovës.

Por a pritet kjo parti të bëjë koorumin dhe ta votojë Vjosa Osmanin për Presidente?

Ish-deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj tha për Gazetën Blic se ende nuk kanë marrë një vendim në lidhje me këtë çështje.

Por ai theksoi se të njëjtit e kanë kandidatin e tyre për President.

“Nuk kemi marrë asnjë vendim, presim të certifikohet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve. Ne e kemi kandidatin tonë për President dhe ai është Ramush Haradinaj ” tha shkurt Demaliaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme