Shumë lojtarë të Kosovës e kishin filluar karrierën e tyre nga balta e Kosovës, që më pas për t’u bërë yje në ekipe të ndryshme të Evropës.
I tillë është edhe mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, tash lojtar standart i ekipit nga Seria A, Verona.
Një fotografi që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet Rrahmani i përlyer nga balta, teksa mbronte ngjyrat e ekipit të “Ramiz Sadikut”.
Ndeshja “Ramiz Sadiku”-Gjilani, ishte e vlefshme për play-off në kuadër të Superligës së Kosovës.