Nga Davosi ende nuk na kanë gjetë asnjë investitor për energji

Prishtinë | 20 Jan 2026 | 16:41 | Nga Shenoll Muharremi

Nga Davosi ende nuk na kanë gjetë asnjë investitor për energji, po kishin thënë “i kemi ministrat jo të korruptuar”.

Duhet me kuptu që kur në vend të zhvillimit sjell varfëri, në vend të dritës sjell terr, në vend të dijes sjell injorancë.. atëherë kjo mundet me qenë po aq, ose edhe më e dëmshme se edhe korrupsioni.

Pra është me rëndësi, jo vetëm që ministrat mos me qenë të korruptuar, por edhe me qenë kompetent. Me ditë me i zgjidhë sfidat reale të qytetarëve, familjeve dhe bizneseve.

Është mirë me kry punën si duhet.

Ministrat duhet me ndërtu kapacitete të reja të energjisë që vendi mos me qenë vazhdimisht në krizë.

Është mirë me pas një plan serioz për ekonomi dhe për dalje nga kriza e deficitit tregtar, që po na e nxjerr gjysmën e ekonomisë jashtë vendit. Me ndihmu biznesin e prodhuesin vendor, jo me i bë zullum.

Është mirë me pas ministra që e reformojnë arsimin dhe shëndetësinë, jo vetëm me i administru problemet, por me i zgjidhë ato.

Nuk mjafton me pas ministra që “nuk janë të korruptuar”.

Duhet me u siguru që askush në administratën publike nuk korruptohet. Nuk duhet me pas qindra mijëra kontrata e tenderë pa prokurim publik, pa transparencë dhe pa llogaridhënie.

Me qeverisë një vend kërkon shumë më shumë sesa thjesht mos me vjedhë një tender si ministër. Sepse edhe jokompetenca është dëm serioz publik.

Të ngjashme