Nga e enjtja maska në Shqipëri kudo e detyrueshme

Prishtinë | 12 Tet 2020 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka dhënë një mesazh për të gjithë qytetarët e Shqipërisë për sa u përket masave anti Covid-19.

Veliu ka bërë një reagim lidhur me masën e re që pritet të hyjë në fuqi nga dita e enjte dhe që u njoftua më parë nga kryeministri Edi Rama ku çdo qytetar është i detyruar të mbajë maskën mbrojtëse që në momentin kur del prej shtëpisë së vet.

Sipas Ardi Veliut, me marrjen e një mase të tillë, synojmë edhe të shmangim një mbyllje si ajo e pranverës së këtij viti. Ai shton se për qytetarët është më e lehtë të mbajnë një maskë dhe të zbatojnë rregullat e distancimit social, sesa t’u nënshtrohen kushteve të rrepta të mbylljes.

“Policia e Shtetit do të angazhohet me të gjitha kapacitetet e saj, në krah të strukturave të tjera, për të garantuar zbatimin e masave të caktuara nga autoritetet e Shëndetësisë. Patrullat policore do të monitorojnë në mënyrë rigoroze të gjithë ambientet dhe hapësirat publike ku nga e enjtja do të jetë detyrim mbajtja e maskës.”

Patrullat policore do të monitorojnë në mënyrë rigoroze të gjithë ambientet dhe hapësirat publike ku nga e enjtja do të jetë detyrim mbajtja e maskës/TCH.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme