Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinioni publik, se nga dita e hënë do të fillojë me hapin e radhës të lehtësimit të masave mbrojtëse ndaj Pandemisë Covid 19 në institucionet korrektuese.
SHKK nga data 18.05.2020 do të filloi me lejimin e vizitave të organizatave joqeveritare, të cilat monitorojnë institucionet korrektuese.
Gjatë vizitës se tyre, përfaqësuesit e organizatave joqeveritare janë të obliguar të mbajnë distancën sociale dhe të kenë të vendosura maska dhe dorëza mbrojtëse.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve.
Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim.