Një tarracë e një banese është përfshirë nga zjarri si pasojë e shpërthimit të lëndëve piroteknike në minutat e para të vitit 2021, në Pejë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sipas tij, nuk ka lëndime në njerëz vetëm disa dëme të vogla materiale.
Ndërkaq, siç tha Gashi në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dal zjarrfikësit dhe e kanë shuar zjarrin.
“Një tarracë e një banese është përfshirë nga zjarri. Dyshohet nga fishekzjarrët. Ka dëme të vogla materiale. Ka ndodhur sa ka hyrë viti i ri. Zjarrfikëset kanë dal menjëherë në vend ngjarje dhe e kanë shuar zjarrin”, ka thënë Gashi.