Podujeva ndalon përdorimin e fishekzjarrëve në hapësirat publike

Prishtinë | 20 Dhj 2021 | 18:56 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Podujevës e ka ndaluar përdorimin e mjeteve piroteknike në hapësirat publike të kësaj komune.

Në urdhëresën e kësaj komune, thuhet se shkelësit do të gjobite.

Kjo urdhëresë vlen për periudhën 22 dhjetor 2021 deri më 03 janar 2022.

Për zbatimin e kësaj urdhërese kujdeset Drejtoria e Inspeksionit

“1: Ndalohet për dorimimi i mjeteve piroteknike/eksplozvëve në sheshe, rrugë, tregje dhe hapësira tjera publike në territorin e Komunës së Podujevës; 2. Ndalesa sipas pikës i të kësaj urdhërese vlen për periudhën 22 dhjetor 2021 deri më 3 janar 2022; III Personat të cilët veprojnë në kundërshtim me dispozitat e kësaj urdhërese do të gjobiten në përputhje me rregullativën ligjore në fuqi; IV Për zbatimin e kësaj urdhërese kujdeset Drejtoria e Inspeksionit”, thuhet në urdhëresën për ndalimin e përdorimit të fishekzjarrëve.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Të ngjashme