Nga grabitja e armatosur në Prishtinë vidhen 1 mijë euro

Prishtinë | 05 Maj 2023 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Një person nën kërcënimin e armës ka grabitur 1 mijë euro në një institucion mikrofinanciar të enjten në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.

Shuma e grabitur është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“Prishtinë 04.05.2023 – 13:36. Ankuesja femër kosovare ka raportuar në polici se një person i panjohur nën kërcënimin e armës i kishte marrë rreth 1000 euro para të gatshme. Rasti nën  hetime”, thuhet në raport.

Ndërsa zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti kishte bërë të ditur për Telegrafin se policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin e arrestimin e personit të dyshuar.

Të ngjashme