Nga kabineti i Hekuran Muratit thonë se Kosova do ta ketë rritjen më të lartë ekonomike

Prishtinë | 19 Sht 2022 | 10:28 | Nga Ekonomia Online

Blirind Danjolli, këshilltar i ministrit të Financave, Punës dhe Trasfereve, ka thënë se Kosova do të jetë ekonomia me rritjen më të madhe ekonomike në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kjo sipas tij do të jetë periudha e viteve 2022-2024.

“Gjatë kësaj periudhe, Kosova do të rritet %1 më shpejt se mesatarja e BB6 dhe 1.2 % më shpejt se Serbia”, ka shkruar Danjolli në Twitter.

Ai duke iu referuar Bankës Botërore thotë se “Serbia është vendi me rritjen më të ngadaltë në vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Qeveria Kurti është krenuar me rritjen ekonomike të shënuar vitin e kaluar.

Por për shkak të krizës në tregjet globale, vendi po shënon normën 19 për qind të inflacionit sipas të dhënave të Bankës Botërore.

Opozita gishtin e drejton kah “mosveprimi qeveritar”.

Kërkojnë masa më të shpejta, pasi shumë institucione kredibile ndërkombëtare e kanë parashikuar një dimër të vështirë.

Të ngjashme