Të tretshme : Sa herë kemi dëgjuar të përsëritet “në lëkurë janë të gjitha përfitimet e frutave. Për shembull një mollë, laje dhe pastaj haje ashtu siç është? Janë këshillat e gjysheve dhe nënave që nuk duan të humbasin asnjë vitaminë për fëmijët e tyre. Por në qoftë se është e lehtë (e përballueshme) të hash një mollë të tërë, nuk mund të thuash të njëjtën gjë për frutat e tjera. Apo ndoshta po?.
Kivi – Ideja për të ngrënë kivin me gjithë lëkurë, ndoshta nuk është dhe aq oreks ndjellëse: ndoshta sepse nuk është homogjene apo sepse është e ashpër. Megjithatë ka edhe nga ata kurajozë që nuk heqin dorë nga kjo ndërmarrje e vështirë. Sepse është pikërisht lëkura ku përqendrohen shumë nga përfitimet e kivit. Një shembull? Lëkura përmban tre herë sasinë e antioksiduesve që gjenden në tulin e frutës. Atëherë këshilla është: lani kivin para se ta hani me gjithë lëkurë, për të eliminuar pjesën më të madhe të pushit në sipërfaqe.
Lëkura e shalqirit – A keni menduar ndonjëherë të hani shalqirin me gjithë lëkurë ? Ka nga ata që e bëjnë. Jo më kot likoja e shalqirit është nga më të pëlqyerat.
Agrumet – Që lëkura e portokallit ose e limonit mund të përdoret si esencë për ëmbëlsirat, nuk është një gjë e re. Ajo që pak veta bëjnë, është ta përdorësh edhe për ushqimet e kripura. Shkon shumë mirë, për shembull, e prerë shumë hollë, për ta shtuar në sallata të ndryshme.
Mango – Fruti i mangos është “flori”. Gjithë lëng dhe me shije të padiskutueshme të ëmbël. Pothuajse si lëkura e saj: mos e hidhni atë. Prijeni në copa të vogla dhe lëreni të thahet ngadalë në furrë në temperaturë minimale. Do të merrni diçka shumë të shijshme dhe me vlera.
Banana – Në Japoni janë duke prodhuar një varietet të ri të bananes, më të vogla se ato tradicionale, me një lëkurë të hollë dhe të butë, shumë të përshtatshme për t’u ngrënë. Kostoja? Shumë e lartë: 6 dollarë për një banane. Por edhe në Evropë ka nga ata që përdorin lëkurat e bananeve tradicionale, sepse stimulojnë prodhimin e serotoninës, hormoni i humorit të mirë. Ja si ta përdorni atë: lëreni të ziejë lëkurën për disa minuta në ujë, pastaj kullojeni dhe pini disa gllënjka kur të jetë e vakët, sikur të ishte një çaj. Megjithatë, është e detyrueshme të përdoren banane organike.