“Unë flas gjuhën serbe, dinari nuk është ndaluar, unë kam shumë miq serb” Defansiva patriotike.
Po Dejona kush është, çfarë gjuhe flet ajo, a është Dejona Kryeministri i vërtetë i Kosovës! A e caktoi Dejona komisionerin e FSK dhe gjitha pozitat e rëndësishme shtetërore?
Vuçiç dhe Kurti kanë shumë të përbashkëta, ata janë lider viktimizues të zhytur deri në fund në të kaluarën e tyre dhe historitë personalizuese në politikë, të dy urrejnë patologjikisht kundërshtarët politikë dhe urrjetjen e tyre e mshehin njëri pas shqiptarëve e tjetri pas sllavo- maqedonësve. Vuçiç i manipulon Serbët në Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoni Veriore dhe Kosovë; Kurti manipulon shqiptarët në Luginë, Maqedoni të Veriut dhe Diasporë por nuk ka arritur të manipulojë shqiptarët në Shqipëri e Mal të Zi. Këta të fundit e kanë njohur shumë mirë!
Tani fushatën elektorale Kurti e ka filluar edhe në Maqedoninë e Veriut duke e shpallur veten të kërcnuar. Ky është tentim primitiv I manipulimit të masave popullore para fushatës elektorale në Maqedoni e V. Kurti po i përçanë tutje shqiptarët në MV për t’i bërë mish për top për interesa personale politike në raport me Kryeminsitrin e Shqipërisë. Izolimi ku ka rënë Kurti e ka bërë edhe me agresiv dhe me aspak rezultate. Urime Lojrat Mesdhetare!
Sikur të kishte treguar ndonjë sukses për gjatë tre viteve të qeverisjes, ndoshta edhe do të kishim tolerancë për futjen e hundës në vendet tjera. Por punët lloq në oborrin e vet e dil në kojshi me i tregu se si me ja bë, është poshtërsi dhe aspak respektuese për kapacitetin e shqiptarëve që ata të vendosin për veten. Kurti është rrethuar me njerëzit të përlyer, servil, dhe analfabet dhe rrjedhimisht mendon që i gjithë populli është i tillë!
Arben Tarvari mund të ketë qëllimin e mirë por po duket që ka harruar fjalën e urtë shqipe: “ më mirë dreqin e lagjës sime se sa engjullin e lagjës huaj”. Tanimë ka evidencë praktike për tradhëtitë e Kurtit bazuar në interesa të tij personale. Andaj i shpreh ngushëllime për vetvrasjen politike që i ka bërë vetës duke e shëndrruar veten në pykën e Kurtit!