Ledri dhe e dashura e tij po shijojnë pushimet në ‘parajsë’.
Ledri Vula dhe partnerja e tij Sara, e nisën vitin me një udhëtim në një parajsë mbi tokë.
Ata shkuan në Maldives aty ku shijuan disa ditë pushimi, së bashku me miqtë e tyre, Ermalin dhe Arianën.
Si kaluan nuk është nevoja ta themi me fjalë, sepse fotot që publikuan në rrjetet sociale i shpjegojnë të gjitha.
Mund të themi vetëm që na bën aq zili sa s’ka!
Por, për të vazhduar më tej, Ledri dhe Sara janë shkëputur nga çifti tjetër, për të shkuar në Dubai.
Përmes një videoje të publikuar pak më parë, Ledri ka treguar dashur padashur edhe Sarën.
Në video Sara dhe Ledri shihen teksa po dëgjojnë në mes të Dubait, këngën “Princess Diana”, e cila është vendosur në një lokal./ge