Nga Maroku në Spanjë, 145 emigrantë shkojnë me not

Prishtinë | 18 Maj 2021 | 16:00 | Nga Ekonomia Online

Të paktën 145 emigrantë notuan nga Maroku drejt Ceutës në Spanjë, të ndihmuar dhe nga goma makine.

Shumica ishin meshkuj, thotë BBC, por në mesin e tyre janë edhe dy familje të plota.

Mediat spanjolle thonë se rojet bregdetare marokene thjesht rrinin e vështronin teksa emigrantët i hynin rrugëtimit tejet të rrezikshëm.

Dy enklavat spanjolle të Ceutës dhe Melilla-s janë kthyer në magnete për emigrantët afrikanë që kërkojnë një jetë më të mirë në Europë.

Një pjesë e atyre që mbërritën në Ceuta muajin e kaluar u kthyen mbrapsht, me përjashtim të 30 të miturve, mosha e të cilave u konfirmua nga analizat mjekësore. “Prurjet” nga deti vijnë në një moment tensionesh në marrëdhëniet e Marokut me Spanjën.

Autoritetet marokene janë të zemëruara nga fakti që lideri i frontit Polisario, një grupim i cili lufton prej dekadash të tëra për pavarësinë e Saharasë Perëndimore, së fundi është shtruar dhe po merr trajtim në një spital spanjoll.

Të ngjashme