Nga Messi te Ronaldo, 6 lojtarët që rrëmbyen duartrokitjet e tifozëve kundërshtarë

Prishtinë | 19 Mar 2019 | 16:51 | Nga Ekonomia Online

Vetëm 6 lojtarë kanë arritur që me klasin e tyre të marrin duartrokitjet e tifozerisë kundërshtarë. Arsyetimi është i thjeshtë: Askush nuk të ka qejf kur i shënon gol, por ja pse futbolli është sporti më i bukur në planet.

Alessandro Del Piero vs Real Madrid (2008)

Image

De Piero dhuroi ndeshjen më të mirë ndaj ekipit spanjoll, duke shënuar me një të majtë, përpara se të godasë me mjeshtëri një goditje dënimi që shkoi në rrjetë.

Ai u zëvendësua pak sekonda se të vërshëllente arbitri dhe tifozët e Real Madrid e duartrokitën italianin.

Steven Gerrard vs Chelsea (2015)

Gerrard dhe tifozët e Chelsea nuk ka pasur marrëdhënie të mirë ndër vite, por në fund mesfushori dhe tifozët e “Bluve” vendosën ta mbyllin me pak dashuri.

Mesfushori shënoi në “Stamford Bridge” në ndeshjen e tij të parafundit me Liverpool, teksa tifozët e Chelsea u ngritën në këmbë për legjendën e “Reds” dhe brohoritën për ndeshjen e tyre të fundit me rivalin më të madh.

Cristiano Ronaldo vs Juventus (2018)

Ronaldo shënoi atë roveshiatë të magjishme në Torino, duke lënë të ngrirë Gianluigi Buffon. Teksa portugezi u bë gati të largohet nga fusha tifozët bardhezi u ngritën në këmbë dhe e duartrokitën.

Vetë CR7 më vonë deklaroi se ky ishte momenti që Juventus doli në planet e tij për të vijuar karrierën, transmeton telesport.

Cristiano Ronaldo vs Liverpool (2014)

Image

Është sërish portugezi. Armiku kryesor i Liverpool përgjatë gjashtë viteve që ai ishte te Manchester United.

Gjithsesi në ndeshjen që Real Madrid fitoi 3-0 në “Anfield” dhe tifozët e “Reds” nuk i kursyen lëvdatat për sulmuesin e Realit asokohe.

Lionel Messi vs Atletico Madrid (2009)

Image

Nuk është e çuditshme që Messi është lavdëruar nga fansat rivalë. Në këtë vit “Pleshti” shënoi një tripletë për të siguruar fitoren 3-1 të Barcelonës ndaj Atletico Madrid në “Vincente Calderon”. Tifozët vendas mbetën të impresionuar nga argjentinasi.

Lionel Messi vs Real Betis (2019)

Tre gola ndaj Real Betis në “Villamarin” në fitoren 4-1 të Barcelonës. Një lojë e shkëlqyer nga argjentinasi dhe një gol i jashtëzakonshëm që 31-vjeçari e bën të duket kaq i thjeshtë.

Në fund tifozët e duartrokasin atë dhe Messi që iu përgjigjet: “Jam falënderues për mënyrën sesi u përgjigjën tifozët”

Ronaldo vs Manchester United (2003)

Image

Ndoshta duartrokitjet më të mëdha në këtë listë i takojnë “fenomenit”. Ronaldo shënoi tre gola në fitore 4-3 të United në atë ndeshje dhe Real Madrid u kualifikua për në finale me rezultatin e përgjithshëm 6-5.

“Old Trafford” e dinte se ishte diçka speciale dhe i dhuruan brazilianit një fund special me ovacione.

Të ngjashme