Me diell do të jetë të dielën, ndërsa vranësira të vogla me kushte për reshje lokale të shiut në pjesët perëndimore do të ketë të hënën pasdite.
Siç njoftoi DPHM, nesër në pjesën juglindore të vendit sërish do të ketë kushte për paraqitje të reshjeve të afatshkurta me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Pastaj pason periudhë stabile, kryesisht me diell dhe i ngrohtë me temperatura ditore, të cilat pothuajse gjithkund do të tejkalojnë njëzet gradë.