Ditëve të ardhshme shi i dobët, në fundjavë mundësi për borë të dobët që e bën më ftohtë.
Dy ditëve në vijim do të mbajë mot kryesisht i vranët, e ditën e enjte gjatë mbrëmjes vende-vende priten reshje të dobëta shiu. Reshje nëpër lokalitete mund të vazhdojnë edhe ditën e premte.
Në fundjavë do të vazhdojë të mbajë mot kryesisht i vranët, të shtunën paradite me reshje të përziera shiu dhe bore, e gjatë ditës së diel në mbrëmje vende-vende priten mundësi për reshje të dobëta bore.
Temperaturat e ajrit gradualisht do të zbresin rreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga +2C deri +3C, e ato maksimale nga 6C deri në 7C, e ditëve të fundjavës minimalet do të zbresin në -2C deri 0C, e ato maksimale në 3C deri 4C.
Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga lindja-verlindja 1-6m/s. Shtypja atmosferike do të zbres rreth vlerave normale, që më pas të rritet lartë mbi vlera normale.
Nën këto kushte, kur turbullira nga Atlantiku po zhvendosen nga rajoni, edhe kualitet i ajrit në ditët vijuese pritet të përmirësohet gradualisht, pas përkeqësimit që pësoi ditëve të fundit me depërtimin e fushave anticiklonike mbi rajon.