Nga nesër testet rapide në Prishtinë bëhen shtatë ditë në javë

Prishtinë | 19 Jan 2022 | 11:59 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Bujar Gashi ka njoftuare se nga nesër në komunën e Prishtinës do të bëhen teste rapide në shtatë ditë të javës.

Gashi njoftoi se këto teste do të bëhen në Qendrën e Studentëve nga ora 08:00-18:00.

Ky vendim sipas Gashit ka ardhur pas shtimit të fluksit të qytetarëve që kërkojnë të testohen për Covid-19.

“Njoftohen qytetarët e Komunës së Prishtinës se nga data 20.01.2022 Qendra e Studentëve ku bëhen testet RAPIDE- antigjen do te punojë 7 ditë te javës me këtë orar: 08:00-18:00. Ky vendim është marrë në përgjigjje të rritjes së numrit të qytetarë që kërkojnë të testohen me testet rapide antigjenike. Vetëm dje me dt. 18.01.22 kishim 403 testime!”, ka njoftuar ai.

Të ngjashme