Në mëngjesin e sotëm Shqipëria është goditur nga disa tërmete të fuqishme, tërmeti i pari u regjistrua në orën 04:00 me shkallë të rihterit 6.4 në Durrës, ndërsa i dyti ishte me magnitudë 5.4 shkallë të rihterit dhe u regjistrua në ora 07:10.
Si pasojë e këtyre tërmeteve 15 persona kanë humbur jetën, kurse mbi 600 persona tjerë janë lënduar.
Ndërkohë deri më tani 28 persona janë shpëtuar deri tani në Durrës e Thumanë dhe janë dërguar për asistence mjekësore.
Dridhjet e fuqishme të tokës kanë shkaktuar dëme të shumta, qindra shtëpi, vetura e hotele janë shkatërruar, shkruan Telegrafi.
Edhe hoteli Tropikal në Durrës është shembur plotësisht.
Më poshtë mund të shihni fotografitë e publikuara nga Report Tv: