Nga një muaj paraburgim 5 personave që u kapën me drogë në Skenderaj

Prishtinë | 04 Mar 2019 | 08:46 | Nga Ekonomia Online

Njësiti Antidrogë i Policisë së Kosovës ka kapur pesë persona të komunës së Ferizajt, të veshur me rroba të punës në parkingun e qendrës tregtare “Arjeta” në Skenderaj, me 11 kilogramë drogë të llojit marihuanë. Droga ishte dedikuar për tregun e brendshëm, ndërkaq siç merr vesh “Zëri” lidhur me këtë rast janë duke u hetuar edhe disa persona të tjerë.

Nga një muaj paraburgim ua ka shqiptuar Gjykata Themelore e Mitrovicës pesë personave, të cilët më 27 shkurt janë kapur me 11 kilogramë drogë të llojit marihuanë në parkingun e qendrës tregtare “Arjeta” në Skenderaj.

Pesë persona, të kamufluar me rroba pune (për të treguar se janë punëtorë dhe se në qendër tregtare kishin ardhur për të pirë kafe) janë kapur nga pjesëtarë të Njësitit Antidrogë të Policisë së Kosovës në rroba civile, ndërkohë që në veturën e tyre të parkuar kanë gjetur drogën.

Sipas një njoftimi, Gjykata ka caktuar nga një muaj paraburgim për pesë shtetasit kosovarë A.L., viti i lindjes 1956, shtetas i Republikës së Kosovës, K.L., viti i lindjes 1993, shtetas i Republikës së Kosovës, G.J., viti i lindjes 1986, shtetas i Republikës së Kosovës, E.L., viti i lindjes 1995, shtetas i Republikës së Kosovës dhe E.M., viti i lindjes 1984, shtetas i Republikës së Kosovës, për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, e substancave psikotropike dhe analoge”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme