Rrusta: Nga 1 shtatori dyfishohen çmimet e çerdheve, prindërit do të përballën me pagesë prej 150 euro

Prishtinë | 21 Gus 2024 | 17:15 | Nga Ekonomia Online

Teutë Rrusta nga Partia Socialdemokrate (PSD) ka deklaruar se bashkë me shtesat e fëmijëve, janë rritur edhe çmimet e çerdheve, ku përfituesit e kësaj rritjeje janë jo fëmijët por kopshtet, raporton Ekonomia Online.

Përmes një postimi në Facebook, Rrusta ka thënë se 160 çerdhet e premtuara nga Qeveria Kurti kanë ngelur aty ku kanë qenë para 4 viteve.

Tutje, ajo shtoi se krahas rritjes së shtesave për 10 euro, nga një shtatori ka dyfishim të çmimit të kopshteve nga 20 deri në 50 Euro.

“Pra, në rastin më të mirë, nga rritja e shtesave për fëmijë familjeve ju mbesin -10 Euro dhe në rastin më të keq -40 Euro. Përfituesit e kësaj rritjeje janë jo fëmijët, por kopshtet. Teksa në Kosovë rritja e çmimeve nuk di të ndalur as para fëmijëve dhe nevojave të tyre elementare dhe qeveria nuk e sheh të nevojshme ndërhyrjen, Gjermania është duke u angazhuar të ofroj vende në kopshte plotësisht pa pagesë. Në Kosovë prindërit nga 1 shtatori do të përballën me çmime prej rreth 150 Euro për vendin në kopsht private. Kurse në Gjermani, tashmë ka vende si Berlinit, ku prindërit paguajnë vetëm shuajtën në kopsht prej rreth 70 Euro në muaj. Dhe Berlini nuk është i vetmi! Thuajse të gjithë shtetet në Gjermani praktikojnë politika për të lehtësuar barrën financiare të familjeve me fëmijë. Më me rëndësi është që këto politika nuk gjejnë zbatim vetëm në kopshtet publike, por edhe tek ato private, për mos t’i lënë fëmijët të ekspozohen nga luhatjet arbitrare me qëllim të përfitimit nga nevoja e tyre për t’u shoqëruar me fëmijë të tjerë”, ka thënë Rrusta.

Sipas saj, kjo qeveri nuk ka lidhje me social demokraci ‘i mjaftojnë obstruksionet në veri për t’i ujitur e rritur votat, për fatin e mirë, njerëzit bimë nuk janë’.

“E lehtë është shteti me i stimulu politikat e natalitetit, por për jetesën e atyre jetëve që lindin nuk iu bëhet vonë”, shtoi ajo.

Të ngjashme