Një person nga pakujdesia ua ka vënë zjarrin disa mbeturinave.
Mirëpo, zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe janë djegur rreh 2 hektarë fushë në Drenas.
Nga djegia e fushës është rrezikuar edhe një pompë e derivatëve afër saj.
Mirëpo, zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.
Si pasojë e zjarrit, lëndime trupore ka pësuar i dyshuari dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.