Nga presidentja me 2400 euro, tek ushtari i FSK-së me 480 euro, sa do të jenë pagat me ligjin e ri ?

Prishtinë | 15 Shk 2022 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Me Ligjin e ri të pagave, shefja e shtetit do ta ketë pagën më të lartë prej 2400 eurove. Kryeministri dhe kryetari i Kuvendit do të paguhen njëjtë 2280 euro.

2 mijë e 280 euro do ta ketë pagën edhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese, ndërkaq nga 2 mijë e 220 euro do të paguhen kryetari i Gjykatës Supreme dhe kryeprokurori i Shtetit.

Deputeti i Kuvendit do të paguhet 1920 euro aq sa ministri i qeverisë, ndërkaq shefi i Stafit të Presidencës do ta ketë pagën 1560 euro.

Zëvendësministri do të paguhet 1512 euro, komandanti i FSK-së 1848 euro, kurse mjeku specialist 1212 euro.

Rritje të pagës do të ketë edhe për kryetarët e komunave të cilët do të paguhen 1560 euro.

Profesori i rregullt do ta ketë pagën 1488 euro ndërkaq zjarrfikësit 625 euro.

Pagat më të ulëta do të jenë për mësimëdhënësit në shkollat e mesme të cilët do të paguhen 588 euro, polici i Kosovës do të paguhet 504 euro, kurse ushtari i FSK-së 480 euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme