Nga sot fillon mësimi në distancë për gjuhën turke dhe boshnjake

| 30 Mar 2020 | 11:12 | Nga

Ministria në Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar së në kuadër të organizimit të mësimit në distancë, nga sot fillon mësimi në gjuhën turke dhë boshnjake.

Njoftimi i plotë i MASHTI-t

Ne kuader te procesit te zbatimit te mesimit ne distance per nxenesit kosovare, Ministria e Arsimit, Shkences, Teknologjise dhe Inovacionit (MAShTI) ju njofton se nga e sot, me date 30 mars 2020, do te filloje transmetimi i permbajtjes mesimore edhe per nxenesit me arsimim ne gjuhen turke dhe boshnjake.

Prej ores 12:30 ne RTK 2 do te kete video-ligjerata per lendet Gjuhe Turke dhe Matematike per klasat 1 – 5.  Ndersa prej ores 15:30 ne RTK 2 do te kete video-ligjerata per lendet Gjuhe Boshnjake dhe Matematike per klasat 1 – 5.

Keto materiale mesimore do te transmetohen  edhe permes ueb faqes zyrtare https://emesimi.rks-gov.net, permes se ciles shkohet ne kanalin e MAShTI-t ne Youtube edhe ne gjuhet turke dhe boshnake/

MAShTI iu uron te gjithe nxenesve mesim te kendshem dhe shume shendet, dhe kerkon nga prinderit dhe mesuesit bashkepunim ne realizimin me sukses te mesimit nga distanca!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme