Qeveria e Kosovës sot ka miratuar masat e reja kundër COVID-19, masa këto që do të hyjnë në fuqi qysh sot.
Kështu ka bërë të ditur për Klankosova.tv zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Valbona Mehmeti.
Kujtojmë se disa prej masave ishin që ora policore zgjatet nga 22:00 në 00:00 deri në 05:00, orari i gastronomisë zgjatet nga 21:30 deri në 23:00, ndërsa mbajtja e maskës mbetet ende e obligueshme.