Byroja Kosovare e Sigurimit ka njoftuar se nga sot do të aplikojë tarifat e rregullta për sigurimin e detyrueshëm kufitar, të aprovuara nga Banka Qendrore e Kosovës, raporton Express.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, BKS-ja ka bërë me dije se policat nxjerrën dhe paguhen në të gjitha pikat kufitare, ku i ka pikat e saja BKS-ja.
“Ju njoftojmë se duke filluar nga data 01.01.2021, Byroja Kosovare e Sigurimit do të aplikojë tarifat e rregullta për sigurimin e detyrueshëm kufitar, të aprovuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), me të cilin duhet të pajisen të gjithë drejtuesit e mjeteve motorike me rastin e hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës, për mbulimin e përgjegjësisë së tyre në rast të shkaktimit të dëmit ndaj palëve të treat”, thuhet në njoftim.