Ministria e Punëve të Brendshme tashmë ka marrë vendimin për legalizimin e armëve të vogla dhe të lehta, ndërsa periudha e legalizimit fillon nga data 17 Dhjetor 2018 dhe do te jetë në fuqi për 6 muaj.
“Ne konsiderojmë qe kjo periudhë është e mjaftueshme që qytetarët tanë të legalizojnë armët e tyre dhe gjatë kësaj kohe ne do te shpërndajmë në mënyrë të vazhdueshme informatat e nevojshme në lidhje me procedurat që duhen ndjekur nga qytetarët për të realizuar këtë të drejtë ligjore”, thuhet në komunikatën për media nga MPB.
Ne parim procedurat janë të thjeshta dhe krejt çka duhet të bëjë një qytetar i cili posedon një armë dhe dëshiron ta legalizoje atë është që duhet te lajmërohet tek zyrtari policor ne stacionin më të afërt të Policisë dhe aty do të marrë të gjitha informatat e nevojshme në lidhje me procedurat qe duhet ndjekur për te legalizuar armën qe e ka në posedim. Përveç kësaj ne si MPB do te jemi te gatshëm që të asistojmë në çdo kohë që paraqitet nevoja për te lehtësuar këtë proces.
Kosova ballafaqohet me problemin e posedimit ilegal të Armëve të Vogla dhe të lehta kryesisht si vend i cili ka dalë nga lufta dhe kjo ka bërë që në duart e qytetarëve të mbetët një numër i madh i tyre. Hulumtimet ndërkombëtare kane nxjerrë si rezultat që në Kosovë gjinden një numër në mes të 240000 dhe 260000 armë të vogla dhe lehta.
Ky numër është ulur për rreth 10000 gjatë viteve te kaluara si rezultat i masave që janë marrë nga institucionet, siç janë miratimi i bazës ligjore për armë si dhe konfiskimet e rregullta që behën nga Policia e Kosovës.