Pasditen e sotme, drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Zekir Bytyqi ka mbajtur konferencën e fundit për këtë vit, me ç ‘rast paraqiti sukseset e këtij sektori të rëndësishëm të jetës komunale dhe sfidat me të cilat u ballafaqua gjatë vitit 2018.
Para gazetarëve, drejtori Bytyqi ka theksuar disa prej sukseseve në këtë drejtori ndër të cilat regjistrimi i 816 bizneseve të reja me 1284 punëtorë, që nëse e krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit 2017 kemi mbi 100 biznese të regjistruara më shumë dhe 200 punëtorë të punësuar më tepër se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ai theksoi se gjatë këtij viti filluan procedurat për themelimin e zonës së parë ekonomike në Ferizaj, se objekti i Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrsisë -tani është në fazën e renovimit dhe po merr formën e një qendre të zhvillimit ekonomik, për çka edhe është destinuar, po krijohen kushte më të mira për aktivitet të cilat lidhen me nxitjen dhe zhvillimin e bizneseve të vogla me fokus inovacionin.
Nga sot, fillon të realizohet edhe një premtim i kryetarit Aliu implementimin e platformës për përkrahjen e bizneseve të quajtur “Fondi i Punësimit”, platformë që ndikon drejtpërdrejt në rritjen e punësimit, , përmes subvencionimit direkt të bizneseve, me qëllim të zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës dhe fuqizimin e bizneseve, në fushën e prodhimit në Komunën e Ferizajt. Nëpërmjet këtij projekti ne do të ofrojmë pajisje në mënyrë që përfituesit të mund të rrisin biznesin e tyre. Vlera e një granti, për një përfitues, do të jetë 2,000.00 € deri 5,000.00 € shumë kjo e cila përfshinë edhe investimin nga përfituesit prej 20%. Në javën e parë të janarit do të ketë edhe sesion informues në Sallën e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, andaj bëjmë thirrje publike për aplikim të bizneseve ferizajase” tha drejtori i zhvillimit ekonomik dhe turizmit, Zekir Bytyqi.
Synimet e drejtorit të Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit gjatë vitit 2019 janë Subvencionimin e bizneseve me pajisje prodhimit, subvencionimin e kamatave kreditore për biznese, funksionalizimi i qendrës për inovacion dhe ndërmarrësi, hapjen e zyrës për zhvillim ekonomik, rishikimin e politikave të Komunës, me synim lehtësimin e të bërit biznes, investimet në zonën turistike në Nerodime dhe zonat e qytetit, hartimin e Strategjisë për zhvillim ekonomik lokal.