Liam Payne ka zbuluar së fundmi se gjatë një periudhe të caktuar ka pasu mendime për vetëvrasje dhe se e ka kaluar shumë keq atë.
Duke folur për “Diary of a CEO”, ish-këngëtari i “One Direction” tha se nuk ishte në gjendje të bënte aktivitetet e përditshme. Dhe pavarësisht se ka një vlerë neto prej 500 milionë paund, ai sërish “ndihet si fëmijë”.
“Unë isha drejtor i një industrie gjysmë miliardë paund në moshën 22-vjeçare. Por nuk isha i aftë të paguaja vetë as sigurimin e makinës,“- tha ai. “Unë ende ndihem si fëmijë në shumë mënyra. Nuk ka asnjë lidhje midis parave dhe lumturisë. Është një mit. Paraja është aftësia për t’u çlodhur për gjëra të caktuara.”
Ai tregoi se gjatë kohës kur ishte pjesë e grupit të famshëm të djemve, luftoi me varësinë ndaj drogës dhe alkoolit, dhe problemet e shëndetit mendor. Payne rrëfeu se arriti t’i kalonte këto probleme, por iu rikthye veseve gjatë bllokimit të Covid-19.
“Unë shtova aq shumë peshë, po haja keq dhe e shihja atë si një periudhë të keqe. ‘Unë jam duke e bërë atë për një rol filmi!’ Ky është justifikimi më i mirë nëse dikush pyet nëse ke shtuar peshë. Thuaj se është për një rol, që do të dalë në vitin 2022. Më pas bëra një performancë në ‘TV’ me ‘BAFTA’ dhe u zhgënjeva me veten time. Unë nuk dukesha siç doja të dukesha”,- tha ai.
Kur u pyet për shëndetin e tij mendor dhe momentet e ideve vetëvrasëse, ai rrëfeu se ka disa gjëra për të cilat nuk ka folur kurrë. Ai sqaroi se ka qenë një periudhë vërtet e rëndë.