Naomi Campbell flirton me Liam Payne në rrjetet sociale

Prishtinë | 21 Jan 2019 | 21:10 | Nga Ekonomia Online

Njëra prej modeleve më të mira britanike, Naomi Campbell, ka flirtuar në rrjetet sociale me këngëtarin Liam Payne.

Ndërkaq, Campbell (48 vjeçare) është për 23 vite më e moshuar se ish-anëtari i grupit “One Direction”.

25-vjeçari duket se ka simpati për femrat më të mëdha në moshë, pasi ka qenë në lidhje me këngëtaren Cheryl, e cila është dhjetë vite më e moshuar se ai.

Siç shkruan Cosmopolitan, këto ditë, këngëtari dhe modelja kanë shkëmbyer komplimente në profilet e tyre në Instagram, gjë që është kapur nga faqja Comments by Celebs.

View this post on Instagram

Here for it. #CommentsByCelebs

A post shared by Comments By Celebs (@commentsbycelebs) on

Flirti ka nisur kur Naomi e ka publikuar një fotografi, në të cilën i kishte bërë një fotoportret me flokët kaçurrele, ndërsa Liam i ka thënë se dukej bukur.

“Perfeksioni në një person. Mos ma jep atë shikim”, ishin fjalët që i ka shkruar këngëtari.

Ndërsa nuk kanë vonuar edhe komplimentet e Campbell kur Payne e ka publikuar një imazh, në të cilin shfaqej i zhveshur në pjesën e sipërme.

“Shpirt i bukur”, ka shkruar Naomi, ndërsa Liam ia ka kthyer: “I veti e njeh të vetin” dhe i ka dërguar një simbol puthjeje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme