Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur nënshkrimet për seancën e jashtëzakonshme për votimin e Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Këtë e ka konfirmuar për Ekonomia Online, deputeti i VV-së, Fitim Uka, i cili tha e ka dhënë nënshkrimin për mbajtjen e kësaj seance.
Në lidhje me këtë Kryesia e Kuvendit pritet të mbaj mbledhje për caktimin e seancës për zgjedhjen e Presidentit.