Të enjten në mbrëmje në një familje në Rahovec, një 47-vjeçar po dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar bashkëshorten dhe vajzën e tij.
Burimet e sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari e ka rrahur gruan dhe të bijën teksa ishin në shtëpinë e tyre, ku fillimisht kanë pasur konflikt verbal e më pas i ka sulmuar.
Motivi i rastit, sipas informacioneve të para lidhet me xhelozinë nga ana e të dyshuarit.
Viktimat kanë marrë ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve të marra nga dhuna, ndërkohë që i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Dhunë në familje’.