Perceptimet e të rinjve mbi dhunën seksuale dhe ngacmimet seksuale, ishte temë diskutimi në konferencën e organizuar nga Instituti për Hulumtime dhe të Drejtat e Njeriut (IHDNj), me ç’rast institucionet vendore premtuan veprime drejt parandalimit të kësaj dukurie, raporton Ekonomia Online.
Aty u shpalosën e politikat për mbrojtjen e viktimave të Dhunës dhe Ngacmimit seksual, me theks te veçantë bashkëpunimin dhe funksionimin me të mirë të zingjirit raportues në mes shkollës dhe institucioneve të tjera përgjegjës në identifikimin e hershëm dhe mbrojtjen e viktimave potenciale.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se ngacmimet seksual është dukuri e papranueshme ndikon individët dhe shoqërinë tonë. Ajo tha se ngacmimi seksual shfaqet në shumë aspekte, duke filluar nga komentet e deri tek hapësirat e ngacmimit online
“Duhet të theksoj që gjatë kësaj kohe kemi marrë disa adresime që shoqëria jonë po përballet shumë me sulme fizike dhe psikike. Mendoj qe duhet të shihet mundësia që një raport qe publikohet sot të ndahen sa më shumë nëpër shkolla është e rëndësishme që të shihet mundësia që të rinjtë tanë të kuptojnë që ngacmimi seksual është i ndaluar. Ngacmimi seksual është dukuri e papranueshme ndikon individët dhe shoqërinë tonë. Kjo është përgjegjësi që na përket të gjithëve për të krijuar ambient të mirë dhe të sigurt. Ngacmimi seksuale shfaqet në shumë aspekte duke filluar nga komentet deri tek hapësirat e ngacmimit online”.
“Të rinjtë ndonëse nuk e dinë që kjo është e ndaluar por të kthehemi pas kemi mundur të kemi rast që kemi përjetuar ngacmim dhe nuk kemi ditur. Është e qartë që profesionistët ngacmimi seksual ka pasoja të mëdha psikike dhe për ata që kryen këto veprime. Ligji që është në fuqi i adreson këto gjëra dhe kodi penal shikon deri në një vit dënim. Ajo çka duhet të angazhohemi më tepër prokuroria dhe gjykata janë tejet të rëndësishme. Ngacmimi seksual paraqet një problem serioz dhe angazhimi i prindërve mësimdhënësve, po edhe nxënësve është i rëndësishëm që të adresojnë këto raste është e rëndësishme bashkëpunimi”, tha Haxhiu.
E ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, tha se gjithë përfshirja seksuale ka qenë edhe në kurrikulë, andaj kërkon që veprimi kundër kësaj dukurie të bëhet bashkërisht.
“Për shumë vite që jam në fushën e arsimit jam përballur vetë me situata të tilla. E kam lexuar raportin mendoj që shifrat që janë aty së paku 20 për qind kanë deklaruar se janë ngacmuar. Natyrisht duke marrë parasysh që siguria psikike dhe fizike është e rëndësishme dhe është prioritet i ministrisë dhe shoqërisë në mënyrë të ofrohet siguri. Sfidat nuk janë të pakëta ndryshimi i mendësisë duhet të reflektojë me masat që ne marrim që të trajtojmë masat tona. Në vitin e kaluar kemi organizuar në 8 komuna për ngacmimet seksuale, ka pasur edhe drejtues të institucioneve për të ndihmuar. Kemi bashkëpunim me komunat që të kenë informacion dhe të kenë reflektim dhë vetëdijesim. Gjatë vitit 2023/24 kemi organizuar punëtori me mësimdhënës. Në Kosovë edukimi gjithëpërfshirës seksual ka qenë në kulikulë”, tha Nagavci.