Një grua është ngacmuar seksualisht në Prishtinë.
Policia njofton përmes raportit se i dyshuari është arrestuar, por më pas është liruar.
“Viktima është intervistuar në prani të mbrojtësit të viktimave. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thotë policia më tej.