Taylor Swift fitoi betejën ligjore me DJ, David Mueller pas akuzave të këngëtares se ai e kishte ngacmuar seksualisht gjatë shkrepjes së një fotoje në një koncert në vitin 2013.
Beteja 4-vjeçare gjyqësore përfundoi me fitoren e Swift, një fitore morale për këngëtaren, pasi nga ana financiare ajo kërkoi dëmshpërblimin simbolik prej 1 dollar ndaj Mueller.
Bëhet fjalë për një foto të shkrepur në vitin 2013 gjatë një koncerti të këngëtares në Denver. Sipas Swift, gjatë shkrepjes së imazhit, David Mueller i vendosi duart tek të pasmet e saj, poshtë fustanit.
Vetë Mueller kundërshtoi pretendimet e Swift dhe gjatë betejës gjyqësore ngriti një kundërpadi duke e akuzuar këngëtaren se padia e saj i kishte kushtuar vendin e punës dhe karrierën si DJ.
Megjithatë, gjykatësit refuzuan padinë e Mueller dhe në fund i dhanë të drejtë Taylor Swift.