Ngacmoi seksualisht nxënësen, një muaj paraburgim ndaj mësimdhënësit

Prishtinë | 30 Dhj 2019 | 10:49 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin XH.J, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti në kabinetin e shkollës në Pejë fillon që ta prek për qëllime seksuale nxënësen e tij të mitur.

Kjo gjykatë njofton se gjithashtu i pandehuri një ditë më parë i kishte thënë të miturës që të shkojë në kabinetin e shkollës me qëllim që t’i ndihmojë për t’i nxjerrë statistikat e suksesit, ashtu që e mitura ditën kritike pasi që arrin në shkollë dhe shkon në kabinet, vjen mësimdhënësi dhe e ngacmon të miturën e cila arrin që të largohet nga shkolla dhe i lajmëron familjarët e saj.

Të pandehurit XH.J i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme