Drejtori i një shkolle fillore në rrethin Lushnjë, është arrestuar nga Policia, pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse 15-vjeçare.
Mediet në Shqipëri raportojnë se personi i arrestuar është Rrahman Çela, 55-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin Rr. Ç., 55 vjeç, banues në fshatin Gjuzë, drejtor i një shkolle 9-vjeçare në rrethin Lushnjë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse 15 vjeçe.