Universiteti “Ushin Hoti” lidh marrëveshje me Universitetin e Turqisë

Prishtinë | 13 Kor 2016 | 15:48 | Nga

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Çanakkale të Turqisë.

Marrëveshjen përkatëse e kanë nënshkruar të mërkurën në Prizren, Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj dhe Prof. Dr. Yücel Acer, Rektor Universitetit Çanakkale.

Rektorët e të dy universiteteve e vlerësuan lartë arritjen e marrëveshjes për bashkëpunim në fushat përkatëse akademike.

Dy institucionet ranë dakord të bashkëpunojnë në fushat, si: Shkëmbimi i stafit akademik dhe administrativ, shkëmbimin e studentëve, hulumtime të përbashkët shkencore dhe studime, pjesëmarrja në seminare dhe takime akademike, shkëmbimi i materialeve të botuara akademike dhe informacione të tjera.

Të ngjashme