Ky ngazëllimi i pushtetit për k’ta dronat e Turqisë krejt naiv dhe qesharak. Nese nuk ka vullnet dhe sakrifice te qytetarit per mbrojtjen e vendit te vet, dhe nese vendi nuk eshte pjese e aleancave te fuqishme, krejt armatimi i botes nuk t’kryen pune.
Jane dy shembuj eklatantë te dy vendeve, te cilat per dekada me radhe ishin armatosur deri ne dhemb – Shqiperia dhe ish-Jugosllavia.
Keto dy vende, pjesen derrmuese te buxhetit e shpenzonin ne armatim. Bile, per ish-Jugosllavine spekulohej se ishte fuqia ushtarake e treta apo e katerta ne Europe.
Çka i pat kry pune gjithe ai armatim ketyre dy vendeve? Bash burgja hiç.
Kunder kujt ishte perdorur gjithe ai armatim? Vetem per t’u masakruar dhe hanger kryet njani-tjetrit.
Shqiperia ne mase me te vogel, me 1997’ten, por lufterat ne ish Jugosllavi mbesin me te tmerrshmet qe ishin kryer ne territorin e Europes pas Luftes se Dyte Boterore.
Krejt keto ishin kryer me armet qe ishin blere per dekada kunder nje armiku te jashtem, qe nuk u erdhi kurre…