Korporata Energjetike e Kosovës po rrezikon që të dalë jashtë funksionit shkaku i mungesës së rezervave të qymyrit.
Me gjithë proklamimet e shumta të Qeverisë Haradinaj për arritjen e një marrëveshjeje me banorët e dy fshatrave të Obiliqit, Hadës dhe Shipitullës, për çështjen e shpronësimit të pronave të pasura me thëngjill, situata në KEK vazhdon të jetë e njëjtë si 15 muaj më parë, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo, pasi banorët e këtyre fshatrave vazhdojnë të mos nënshkruajnë kontrata me KEK-un për shpronësim.
Lidhur me këtë çështje Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së premtes ka miratuar edhe vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore të ekspoatimit të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike.