Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ngërçi aktual është politik, e siç tha ai jo më kushtetues.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai tha se vendimi i djeshëm ka sqaruar tri çështje.
“ Votimi për Kryetarin/Kryesinë bëhet vetëm me votim të hapur, çdo kandidaturë mund të paraqitet maksimumi tre here si dhe Kuvendi mblidhet çdo 48 orë, për një periudhë 30-ditore, deri në zgjedhjen e Kryetarit/Kryesisë. Ky vendim kërkon nga të gjithë deputetët pjesëmarrje aktive në votim. Por, mbetet një pyetje thelbësore:Çka ndodh nësedeputetët refuzojnë të marrin pjesë ose zgjedhin të mos votojnë?”
“E vërteta është se nuk ka pasoja individuale, apo instrumente per te vendosur përgjegjësi të drejtpërdrejtë për deputetët”, shkruan ai.
Tahiri thekson më tutje se bllokada politike mund të vazhdojë dhe “vendi të mbetet peng i inatit dhe kokëfortësisë”.
“Është detyrë e shumicës politike që të gjejnë zgjidhje dhe të mos lejojnë që bllokada të vazhdojë pafundësisht.Eshtë obligim politik i tyre që të respektojnë kushtetutën dhe njëherit t’i binden edhe obligimeve të adresuara nga Gjykata Kushtetuese.”, deklaroi ai, transmeton Klankosova.tv.