Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Shën Kollit.
Një i dënuar ka tentuar t’i japë fund jetës, duke prerë venat me brisk rroje.
I dënuari R.H. 32 vjeç nga Fushë Kruja, është dërguar me urgjencë në spital, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 17.03.2018, ne IEVP Shënkoll, shtetasi i dënuar R.H vjeç 32 banues në Fushë Krujë, i dënuar me 21 vjet burg, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, në gjendje depresioni, ka tentuar të vrasë veten me mjet prerës (brisk rroje), i cili pasi mori mjekim në spital u largua për te IEVP Shënkoll, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim”, njofton policia, raporton Gazeta Express.