Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Topojan të Bulqizës.
Mësohet se një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur, për shkak të një konflikti në familje.
Nga të dhënat e para bëhet me dije se dje dhëndri i ka prerë veshët vëllait të nuses në Maqellarë.
Po sot ai ka shkuar në shtëpinë e nuses dhe ka plagosur një tjetër me thikë, transmeton “Balkan Web”.
Ndërsa vjehrri mësohet se ka reaguar duke e goditur me dru pas kokës.