Ngjarje e rëndë në familje, dhëndri i pret veshët kunatit, vritet nga vjehrri

Prishtinë | 28 Dhj 2018 | 11:26 | Nga Ekonomia Online

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Topojan të Bulqizës.

Mësohet se një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur, për shkak të një konflikti në familje.

Nga të dhënat e para bëhet me dije se dje dhëndri i ka prerë veshët vëllait të nuses në Maqellarë.

Po sot ai ka shkuar në shtëpinë e nuses dhe ka plagosur një tjetër me thikë, transmeton “Balkan Web”.

Ndërsa vjehrri mësohet se ka reaguar duke e goditur me dru pas kokës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme