Është rikthyer sërish një tjetër teori konspirative se Michael Jackson ka mashtruar për vdekjen e tij.
Një person që i ngjan shumë mbretit të ndjerë të muzikës pop, i quajtur Sergio Cortes, ka bërë bujë të madhe në internet, aq sa fansat i kanë kërkuar që ta bëjë testin e ADN-së për të dëshmuar se nuk është vet këngëtari.
Videot e publikuara nga Sergio, i cili pohon se ka lindur në Barcelonë, ka nxitur reagime të shumta të admiruesve të ikonës së ndjerë të muzikës pop, të cilët mendojnë se është vet Jackson.
Ngjashmëria e Cortes me Michael është shumë e madhe, ndërsa ai e shfrytëzon këtë për realizimin e videove të ndryshme, si edhe interpreton këngët e tij nëpër koncerte në gjithë botën, transmeton telegraf.
Më 23 dhjetor të këtij viti, ai do të performojë në Hollywood dhe i ka ftuar fansat e Jackson që të shkojnë atje, porse pas publikimit të videos, fansat kanë kërkuar dëshmi që ai nuk është vet këngëtari i ndjerë.