Temperaturat e ulëta që kanë përfshirë Maqedonisë e Veriut, kanë krijuar kushte të vështira në shumë rrugë dhe trotuare, ku akulli dhe ngricat paraqesin rrezik serioz për sigurinë e qytetarëve.
Vetëm gjatë fundjavës 170 pacientë me fraktura dhe lëndime të ngjashme janë pranuar në spitalin e qytetit.
“Gjithsej u regjistruan 170 pacientë me lëndime nga karaktere të ndryshme. Te 40 pacientë janë diagnostikuar fraktura, tek 5 pacientë prej tyre nevojitej trajtim operativ, të tjerët më thyerje dhe lëndime të tjera, u trajtuan në mënyrë konservative…”, tha Risto Pejkov, Zëdhënës i spitalit 8 shtatori.
Në shumë rrugë të kryeqytetit hasen vende me akull ndërsa ngjashëm është edhe përpara një çerdhe.
Qytetarët shprehin shqetësim për mungesën e masave për pastrimin e rrugëve.
“Kishte qenë akull, më herët ishte akull mezi kalova, nuk ka shtet badihava, as kripë nuk hidhet as asgjë, vetëm se me vjedh asgjë tjetër”, tha një qytetar.
“T’ju them të drejtën unë nuk lëvizë shumë nëpër këto rrugë, por nuk ndjehem i sigurt, shoh më të moshuarit kanë rrëshqitur, si të ju them.. Nuk kam parë deri tani të kalojnë të hedhin kripë që akulli të shkrihet”, u shpreh një qytetar.
“Me marr masa më mirë është.Ka diku ka edhe problem, por unë për vete nuk kam problem asgjë, se i kam brenda të gjitha..
-Nuk del domethënë
-jo.”, theksoi një qytetar.
Nga ndërmarrja “Rrugë dhe Rrugica” thonë se po ndërmerren masat e nevojshme, por korsitë e qarkullimit, pastrohen sipas prioriteteve, duke përfshirë pikat kritike, shkruan Alsat.mk.
“Pikat kritike të zeza (mbikalime, nënkalime, ura, ngjitje, zbritje, nyje, kthesa të mprehta dhe rreth rrotullime), ku ekziston rrezik për sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion gjatë temperaturave të ulëta, akullit ose reshjeve minimale të borës, trajtohen me prioritet”, thonë nga N.P “Rrugë dhe Rrugica”.
Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes dhe shmangie të daljeve pa nevojë.