Ngrihet kallëzim penal ndaj kërcënuesit të Drenorit

Prishtinë | 05 Kor 2018 | 10:10 | Nga

Është ngritur kallëzim penal ndaj personit që kishte kanosur me jetë ish-kandidatin për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenori.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Drenori që në Facebook ka shkruar se kërcënuesi në një rast ishte thirrur edhe si daja i kryetarit të komunës, Ramiz Lladrovci.

“Sot zyrtarisht nga Policia u njoftova se kundër këtij personi, i cili del të jetë një qytetar i lagjes Zogu nga Komorani, është ngritur Kallëzim Penal në Prokurinë Themelore në Prishtinë nga Policia e Kosovës”, ka shkruar Drenori. “Rasti kishte ndodhur në janar të këtij viti dhe pas lajmërimit në Polici të rastit, kjo e fundit sipas procedurave të Njësitit të Krimeve Kibernetike me vendim të Gjykatës përkatëse u janë drejtuar autoriteteve të rrjetit social Facebook në SHBA për qasje në profilet e kërcënuesit”.

Drenori ka thënë se rastet e kërcënimit e kanë vështirësuar rrugën e tij “për t’i ndihmuar demokratizimit të shoqërisë në Drenas”. Drenori në fund ka paralajmëruar largimin e përhershëm nga politika.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme