Prokurori i Shtetit bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 31 aktakuza kundër 37 personave për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë janë 11 persona, si dhe, janë bërë tetë kërkesa për caktimin e paraburgimit të 12 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër persona të dyshuar, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave, si dhe ka ngritur tetë aktakuza kundër dhjetë personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ndërsa, pranë Gjykatës kompetente janë paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për shtatë persona, në tri raste të ndara për shkak të dyshimit të arsyeshëm se kanë kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”.
Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur 12 aktakuza kundër 14 personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy persona për 48 orë, ka paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre personave dhe ka ngritur tri aktakuza kundër katër personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe, është ngritur një aktakuzë kundër një personi për veprat vepra të ndryshme penale.
Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka ndaluar një person, për shkak të veprës penale “Vjedhja e rëndë”.
Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur një aktakuzë kundër një personi, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”. Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar dhe ka ngritur gjashtë aktakuza kundër shtatë personave për vepra të ndryshme penale.